Bashkim Balili ka hedhur poshtë zërat dhe shkrimet në media se ka regjistrime video të politikanëve me të dashurat në hotelin e tij Santa Quaranta në Sarandë.
Në news24, vëllai i Klemend Balilit, deklaroi se nuk ka asnjë regjistrim për asnjë person.
Bashkim Balili tha se kjo nuk është e vërtetë dhe janë shpifje nga persona të caktuar për interesat e tyre.
“ Nuk ka pasur politikanë me të dashura apo gjëra të tilla siç flitet. Të gjitha janë shpifje për të dëmtuar imazhin. Këta shpifin për interesat e tyre”- tha Balili.
***
Bashkim Balili, vëllai i Kelmend Balilit, i shpallur në kërkim për trafik droge dhe i cilësuar nga Greqia si ‘Eskobari i Ballkanit’, ka deklaruar në emisionin ‘studio e hapur’ se vëllai i tij ndodhet larg, por nuk e di ekzaktësisht se ku.
“Nuk e di se ku ndodhet vëllai im. Kam folur në telefon para 4 muajsh. Nuk ndodhet këtu, është larg, por nuk e di se ku. Kemi 18 muaj që ndodhemi në fokus të medias. Akuzohemi pa pushim. Edhe në vitin 2006 ai është akuzuar për pjesëmarrje në grup kriminal dhe ka shkuar tek krimet e rendua dhe ka bërë 6 muaj burg. Nga të gjitha akuzat Klemend Balili ka qenë i pafajshëm he vetë gjykata e nxori të pafajshëm. Atëherë ishte moshë e re dhe e përballonte. Mbas 6 muajsh ai mori pafajësinë dhe ai edhe sot nuk ka besim tek drejtësia. Drejtësia është në trysninë e politikës. Politika po i bën gjyq Klemendit.”- tha Bashkim Balili.“, deklaroi Bashkim Balili
Prej afro 2 vitesh çështja Balili vazhdon të jetë objekt diskutimesh, debatesh por sigurisht edhe hetimesh.
Kelmend Balili është në arrati ndërkohë që në Gjykatë vazhdojnë proceset gjyqësore për pasurinë e sekuestruar.
***
Vëllai i Balilit: Kam qenë anëtar i kryesisë së PD, pastaj mbështeta LSI-në
Bashkim Balili, vëllai i Klemend Balilit, ka deklaruar në news24 se ka qenë anëtar i kryesisë së PD për një kohë të gjatë, për t’u shkëputur vitet e fundit, duke mbështetut LSI-në.
Pjesë nga intervista
Kam qenë anëtar i kryesisë së PD me ardhjen e pluralizmit. Erdhi një moment që mendova se isha i tepërt dhe u largova, pashë një program tjetër. Kam mbështetur një forcë politike por nuk e kam financuar
A ka qenë Berisha në banesën tuaj?
Ka ardhur në zonën time dhe e kam mbështetur. E kam pritur edhe në fshatin tim. U shkëputa nga PD pasi nuk e gjeja veten aty. Pastaj njerëzit e mi u pajtuan me LSI-në dhe unë u bashkova me shokë. Kemi mbështur edhe partinë socialiste e kam mbështetur.
javanews.al/ a.ç