Të paktën 13 mijë turistë janë të bllokuar në Zermatt të Zvicrës, në shpatet e malit Matterhorn, për shkak të reshjeve të mëdha të dëborës së orëve të fundit. Rrugët, teleferikët, dhe pistat e skive janë të mbyllura për shkak të rrezikut të ortekëve. Autoritetet janë duke punuar për të transportuar turistët nga zona me helikopterë.
Sipas zyrës për turistë “nuk ka pse të t’i zërë paniku turistët, pasi çdo gjë është nën kontroll”.
Në zonën e Zematt ka rënë të paktën 80 centimetra borë, duke sjellë alarmin e ortekëve në nivelin më të lartë, ndërsa në zona të tjera ka kaluar një metër dhe mund të shkojë deri në dy.