Nga Mero Baze
Për herë të parë pas shtatë vitesh Partinë Demokratike dhe Lëvizjen Socialiste për Intgerim, I bashkon një protestë në Janar. Shtatë vite më parë, ato ishin bashkë në pushtet, kur në fund të Janarit pas një demonstrate të fort popullore, Sali Berisha dhe Luzlim Basha egzekutuan katër qytetarë dhe plagosën 30 të tjerë, në një ngjarje që tronditi historinë e shtetit shqiptar, pasi prodhoi precedentin e parë të rrezikshëm të një krimi politik pa ndëshkim.
Shqiperia e cila bën sikur heton për krimet e diktaturës, nuk ka ndëshkuar të vetmin krim publik në demokraci, ku janë vrarë katër qytetarë nën objektivët e qartë të kamerave dhe të pranuar nga kryministri si krim I tij, pas përpjekjeve të dëshpëruar për fshehje të provave dhe devijim të hetimeve.
Por kjo është një histori, që ndoshta do të filloj të hetohet dhe do të kemi kohë të merremi me të.
Ajo që e bën diferencën mes 21 Janarit të 2011 dhe 27 Janarit të 2017, është shumë e thjeshtë.
21 Janari nuk u vendos si datë demonstrate para Krishtlindjeve. Nuk ishte një vendim I marrë si një burokratë, që I thotë skeretares: “shiko pak kalendarin, kur jam në Tiranë, se do të lëmë një protestë”.
Nuk është një takim I lënë sipas logjikës që kanë shpesh njerëzit e qejfit, që “të kalojnë Krishtlindjet, të kaloj Viti I Ri, të bëhemi ca ditë gati e pastaj shikojmë”.
21 Janari u vendos pas 11 Janarit, disa ditë pasi opinion publik u trondit nga një video e rregjistruar në një zyrë të shtetit shqiptar mes dy ministrave . Atë si datë nuk e menduan para Krishtlidnjeve, nuk e caktuan si diiçka që duhet të plotësohej plani I protestave, por si një gjë që e diktoi zemërimi popullor. Dhe brenda atij zemërimi nuk ishte vetëm kaseta. Ajo derdhi një kupë të mbushur plotë me mos ndëshkimin e të birit të Berishës për Gërdecin, mos ndëshkimin e vajzës për Fazllicin, mos ndëshkimin e Bashës për 220 milion euro, shmangien nga burgu të Mediut, mos hapjen e kutive dhe më në fund diegien e tyre, si dhe arrogancën e pushtetit ndaj shtypit kritik. Kjo e kish mbushur kupën e zemërimit, dhe kaseta e derdhi atë. Vetëm protesta të tilla , të cilat e bëjnë vetë datën dhe historinë e tyre mund të trondisin shoqërinë.
Protesta e 27 Janarit e lënë prej opozitës, nuk është demonstratë popullore, as ndonjë simbolik që lidhet me opozitën. Ajo ëhstë thjështë një datë që e ka të lirë Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi në axhendë dhe do thërrasin militantët e tyre të protestojnë. As këtu nuk ka rëndësi numuri dhe sikur të vijnë pak, apo shumë. Ata janë thjeshtë militantë. Ajo është një protestë e improvizuar, një gjë e kërkuar me sforco, e cila nuk është se I bën dëm shoqërisë apo demokracisë, por nuk sjell ndonjë ndryshim në frymën e opozitës. Siç e ka thënë dhe Sali Berisha për çadrën e Bashës, ajo ishte diçka që e bën militantët dhe nuk ngjiti në popull, ashtu dhe protesta e 27 Janarit është një ditë e zakonshme pune partie.
Si e tillë ajo mund të bëhej në çdo datë. Biles mund të bëhej dhe më 21 Janar, se I bie e djelë. Por meqë janë bërë bashkë të dy palët që kanë vrarë një herë më 21 janar, e kanë kompleks dhe e kanë shtyrë për të shtunën tjetër, edhe pse e dinë që nuk i vret njeri. Protestat e stisura, nga demonstrata popullore, këtu e kanë ndryshimin. Në demonstratat popullore, diktatorët e humbasin mendjen dhe ndodh që vrasin njerëz, siç ka bërë dyshja Berisha-Basha, kurse në protestat e stisura, e vetmja viktimë është shpresa. Atë nuk e ngjallin dot!