Ditën e sotme Brian Hoyt Yee ka dhënë dorëheqjen si Ndihmës Zëvendës Sekretar i Shtetit të SHBA për Europën dhe Euroazinë.
Fill pas këtij vendimi pritet që ai të jetë një kandidat i mundshëm për ambasador në njërin prej shteteve të Ballkanit.
Hoyt Yee është shprehur se do jetë i pranishëm në Ballkan, qëllimi i SHBA sipas tij është ndihma ndaj vendeve që duan të forcojnë institucionet demokratike dhe zbatimin e reformave të nevojshme për integrim në Bashkimin Europian.
Hoyt Yee mbajti poste të larta diplomatike në Kroaci nga 2010 në 2013 para se të emërohej si Zëvendës Ndihmës Sekretar i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë.