Elseid Hysaj është një nga futbollistët më të vlefshëm në botë.
Studimi i Qendrës Ndërkombëtare të Studimeve në Sport e rendit mbrojtësin e Napoli dhe Kombëtares të 60-in ne liste. Hysaj vlen 70,5 milionë euro.
Përfundimi doli pas vlerësimit të disa kritereve si mosha e futbollistit, pozicioni, kohëzgjatja e kontratës, paraqitjet dhe përfaqësimi në nivel ndërkombëtar.
I pari që kryeson këtë listë është Neymar. Braziliani vlen 213 milionë euro. Ai ndiqet nga Lionel Messi që vlerësohet 202 milionë euro dhe nga Harry Kane thuajse 195 milionë.
Në këtë studim janë përfshirë futbollistë të ligave kryesore në Angli, Spanjë, Itali, Gjermani dhe Francë ku janë përfshirë 100 futbollistë. Andreas Cristensen është i fundit në këtë renditje dhe vlen 50,2 milionë euro.
a.ç