Arsenali dhe Liverpooli raportohet se kanë shprehur interesim për yllin e Barcelonës, Ivan Rakitiç, pas transferimit të Philippe Coutinhos në Camp Nou.
Kroati besohet se është i merakosur për të ardhmen e tij te klubi katalonas pasi mendon se nuk do të ketë më vend në ekipin e parë, pas transferimit të brazilianit.
Sipas gazetës “Diario Gol”, Arsenali, Liverpooli dhe Juventusi janë destinacionet potenciale për futbollistin, i cili është pjesë e Barçës që nga viti 2014 kur kaloi nga Sevilla, përgatiti Express. (b.an)