Drejtuesi i shkarkuar tashmë i Prokurorisë së Elbasanit Dritan Gina ka reaguar pas vendimit të kryeprokurores Arta Marku. Ai ka deklaruar se refuzon të zbatojë urdhrin dhe do të vijojë të kryejë detyrën.
“Vendimi mund të ndryshohet vetëm nga Këshilli i Prokurorisë, i cili ende nuk është mbledhur. Vendimi i kryeprokurores është i paligjshëm.
Lëvizja është e nxitur nga qare të caktuara politike. Autorët e ngjarjes në Elbasan nuk janë zbardhur, pasi policia nuk ka mbledhur provat. Vendimmarrja nuk bazohet në asnjë analizë. Kryeprokurorja nuk ka bërë asnjë mbledhje dhe nuk ka kërkuar asnjë analizë.
Kryeprokurorja pas kontakteve politike ka nxjerrë vendimin për largimin tim nga detyra. Në aspektin personal nuk e kam aspak problem të largohem. Jam i nderuar që jam emëruar në Tiranë. Nuk mund të braktis detyrën, refuzoj ta zbatoj, pasi vendimi është i paligjshëm” deklaroi ai.
Gina është bashkëshort i prokurores Rovena Gashi, e cila më herët paditi Kryeprokuroren e Përkohshme lidhur me vendimin për largimin e saj nga detyra e drejtueses së Drejtorisë për Marrëdhëniet me Jashtë dhe strukturën e Dekriminalizimit.
/a.m.