Alexandre Pato ka thënë se MIlan është shtëpia e tij dhe ai e dashuron këtë skuadër.Sulmuesi brazilian, Alexandre pato ka thënë se do të mendonte kthimin në Milan, nëse i kërkohet një gjë e tillë.
Ai po ashtu tregoi se sa shumë e do Milanin, skuadër të cilën e konsideron si shtëpinë e tij.
“Milan është shtëpia ime. Ishte skuadra ime e parë jashtë Brazilit, klubi që më dha mundësinë të njoh krejt botën”, tha fillimisht Pato për Tuttomercatoweb.
“Ata më dhanë mundësinë të luaja në Evropë, të fitojë tituj dhe të luajë përkrah lojtarëve të mëdhenj. Është shtëpia ime dhe unë e dua Milanin”.
“A do të kthehesha në Milan? Për momentin jam në Kinë dhe jam i lumtur, por, kush e di çfarë mund të ndodh në të ardhmen. Nëse do të kem ndonjë ofertë nga Milani ose ndonjë skuadër nga Evropa, do ta konsideroja atë”, u shpreh Pato në fund, përgatiti ”Express”. (b.an)