Barcelona nuk ka të ndalur në merkato dhe pas afrimit të Coutinho, është favorite për afrimin e një tjetër emri të madh si sulmuesi i Atletico Madridit, Antonie Griezmann.
Lojtari francez, Griezmann dëshiron të largohet nga Atletico, për të luajtur në një skuadër më të madhe ku do të kishte mundësinë të fitonte edhe tituj.
Manchester United është skuadër shumë e interesuar për francezin, por sipas ESPN, favorite mbetet Barcelona.
Griezmann nuk do të largohet gjatë Janarit, por dëshiron të largohet në fund të sezonit. /a.m.