Zyrtarët kinezë i thanë medias shtetërore se anija-cisternë Sanchi është në rrezik të shpërthimit dhe fundosjes.
Ekipet e shpëtimit që kanë bërë përpjekje të arrijnë cisternën e djegur, janë zmbrapsur nga retë toksike, tha Ministria e Transportit e Kinës.
Trupat e 30 shtetasve të Iranit, dy të Bangladeshit dhe një anëtari të ekuipazhit janë gjetur. Të tjerë mbeten të zhdukur.
Përplasja e anijes-cisternë nën flamurin e Panamasë me një anije të Hong Kongut ka ndodhur të shtunën në mbrëmje.
Shkaku i saktë i përplasjes nuk dihet ende.
Sanchi ka qenë duke bartur naftë nga Irani në Korenë e Jugut.
Cisterna, e drejtuar nga operatori kryesor i transportit të naftës në Iran, ka pasur në bord 136,000 tonelata lëndë kondensimi, që është një version i lehtë i naftës së papërpunuar.
Kjo lëndë është shumë toksike dhe shumë më shpërthyese se nafta e rregullt. /a.m.