Shefi i Agjencisë Amerikane të Shërbimit Inteligjent CIA, Mike Pompeo mohoi akuzat për përfshirjen e agjencisë në organizimin e protestave në Iran.
Në një intervistë me Fox, ai tha se kushtet ekonomike, të cilat nuk janë të mira në Iran, i kanë shtyrë njerëzit të dalin në rrugë për të protestuar.
“Është lajm i rremë. Ishte populli iranian që nisi këtë punë”, vazhdoi Pompeo.
Ai po ashtu ka vlerësuar se gjatë ditëve në vijim, do të ketë më shumë arrestime të dhunshme. /a.m.