Lirimin nga Detyra të Drejtorit të Policisë së Shtetit, Haki Çako, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha e mësoi nga gazetarët gjatë një prononcimi për mediat.
“Informacionin po e marr nga ju. Natyrisht nëse është i vërtetë, është një hap tejet i vonuar, është një tjetër tregues i krizës së thellë në të cilën e ka zhytur krimi institucionin e Policisë së Shtetit. Por pa dyshim që Haki Çako është, siç ishte një kokë turku, sepse kupola e drogës drejtohet nga Edi Rama, nga Saimir Tahiri, siç e di e gjithë bota dhe nga Fatmir Xhafaj, lidhjet e të cilit me botën e drogës janë të ditura si këndej edhe andej detit.”
Basha foli për gazetarët pas një takimi në selinë blu me kryetarët e forcave aleate në opozitë, me qëllim koordinimin e aksionit për nisjen e valës së protestave në vend.
a.ç