Radhë të gjata për të hyrë në qebatoren më të re në Këln, Gjermani. Kjo për faktin se ajo është e kampionit të botës, Lucas Podolski. Ditëm e djeshme u zhvilluar ceremonia e hapjes së qebabtores, ku o pranishëm ka qenë dhe futbollisti gjerman.
Gjithashtu ky ishe dhe një shans për tifozët që të shihnin nga afër djalin e preferuar të qytetit. Tifozët patën rastin të takonin “Princ Poldin”, sikurse e quajnë, në restorantin e tij të ri.
Restoranti, Mangal Dëner, është sipërmarrja e tretë që ish-stari i Kombëtares Gjermane, i Arsenalit dhe i Bajernit të Munihut hap në qytetin që ai vazhdon ta konsiderojë si shtëpinë e tij raporton Daily Mail.
Futbollisti gjerman ka një dyqan akulloresh me emrin “Ice Cream United”, gjithashtu ai organizon në Këln çdo verë një kamp futbolli për fëmijë.Pyetjes se si i erdhi ideja për të hapur një qebabtore, Podolski iu përgjigj se nuk qe plotësisht i sigurt: “qe që ideja i kishte lindur papritur dhe se deri tani ende nuk ka një plan të vërtetë biznesi.”
Megjithatë, sipas zëdhënësit të futbollistit, Sebastian Lange, “euforia për renstorantin është shumë, shumë e madhe dhe Podolski është shumë i lumtur”. Ai tha po ashtu se Podolski kishte filluar ta pëlqente kuzhinën turke gjatë periudhës dyvjeçare që qe i angazhuar me ekipin Galatasaraj në Stamboll./a.ç