Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka zhvilluar të hënën paradite një komunikim me gazetarët në selinë e partisë që drejton.
Gjatë fjalës së saj, Kryemadhi tha se viti 2018 do të jetë tepër i vështirë për politikën dhe ekonominë.
“2017-a që lamë pas ishte vit i zgjedhjeve kriminale duke e kthyer parlamentin në parlamentin e mandateve të drogës” – tha ajo.
Sipas saj, sjellja kriminale solli një situatë ekonomike të lodhur dhe dekurajuese. Kryemadhi ka bërë një bilanc që sipas saj ka sjellë rënie në ekonomi.
Ajo listoi largimin e shqiptarëve, mungesën e investimeve të huaja dhe mungesa e likuiditeteve.
“Paketa fiskale e re e miratuar nga mazhoranca e Rilindjes do të sjelli një pasiguri. Ccmimet e aritkujve të shportës do të rriten ndërsa vendi do të përfshihet nga një krizë ekonomike” – tha kreu i LSI.
E pyetur për apelin e presidentit Ilir Meta për konsensus mes faktorëve politkkë, Kryemadhi tha se ai nuk është më kreu i LSI.
“LSI-ja nuk mund të sillet siç do Ilir Meta” – tha bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi. Ajo u pyet edhe për deklaratat e Edi Ramës se ‘LSI nuk e donte reformën në drejtësi’.
Sipas saj, i vetmi që ka frikjë nga Drejtësia është vetë Rama.
“Shumë shpejt Rama mund të jetë subjekt i dretësisë për mënyrën si ka jetuar dhe punuar ndër vite” – tha Kryemadhi sot në takimin me gazetarët. /javanews/b.d