Te tjera detaje janë zbuluar ne lidhje me ngjarjen e shenuar nje dite me pare ku u dhunua çifti nga persona te maskuar dhe te armatosur ne Korçe.
Burime konfidenciale bejne me dije per “Panorama” se shtetesja me iniciale E.G punonjese policie ka qene brenda ne automjetin me shtetasin D.A e cila kishte marredhenie prej disa kohesh.
Burime thone se po hetohet ne pisten e grabitjes por ka dyshime se autoret kane njohje me 23 vjecaren e cila ishte brenda ne automjetin e grabitur. Policia e Korces eshte treguar teper e rezervuar ne dhenien e informacioneve. Dyshohet se autoret jane larguar jashte kufirit. Dhjetra patrulla jane ngritur postbllok ne gjithe qarkun por ende nuk ka persona te shoqeruar apo te dyshuar.
Tmerri në Korçë, në Benz-in e grabitur ishin dy të rinj, hetohet lidhja e vajzës me autorët. U gjetën…
Dalin të tjera detaje nga ngjarja e rëndë që ndodhi një ditë më parë në Korçë, ku një djalë që drejtonte makinën tip Benz, u dhunua keq nga persona të paidentifikuar ende dhe më pas i morën makinën.
Policia e Korçës ka bërë me dije se autorët kanë qenë dy persona të cilët ende nuk janë identifikuar, të cilët i janë afruar mjetit tip “Benz” me targa AA 875 II, të ndaluar në rrugë në pronësi të shtetasit D.A, 25 vjeç, banues në Burimas, i cili ndodhej brenda tij së bashku me shtetasen E.G, 23 vjeçe, banuese në Pojan.
Nga deklarimet e marra rezulton se njëri prej autorëve të ngjarjes nën kërcënimin e armës tip pistoletë, ka nxjerrë forcërisht nga mjeti drejtuesin e tij dhe më pas kanë marrë këtë të fundit duke u larguar me shpejtësi.
Nga kqyrja e vendit të ngjarjes, si edhe kontrollet e shumta të zonës, janë gjetur e sekuestruar në cilësinë e provës materiale 2 (dy) gëzhoja të kalibrit 7.62mm
Në lidhje me këtë ngjarje, janë angazhuar forca të shumta policie të cilat po vijojnë me krehjen e zonës dhe po punojnë për gjetjen e mjetit, identifikimin e kapjen e autorëve.
Informacion shtesë në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 06.01.2018
Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, kanë vijuar me veprimet proceduriale hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së ndodhur në lagjen nr 3, pranë vendit të quajtur “Depoja e ujit”, nga ku rezulton se :
Më datë 06.01.2018, dy persona ende të paidentifikuar, i janë afruar mjetit tip “Benz” me targa AA 875 II, të ndaluar në rrugë në pronësi të shtetasit D.A, 25 vjeç, banues në Burimas, i cili ndodhej brenda tij së bashku me shtetasen E.G, 23 vjeçe, banuese në Pojan.
Nga deklarimet e marra rezulton se njëri prej autorëve të ngjarjes nën kërcënimin e armës tip pistoletë, ka nxjerrë forcërisht nga mjeti drejtuesin e tij dhe më pas kanë marrë këtë të fundit duke u larguar me shpejtësi.
Nga kqyrja e vendit të ngjarjes, si edhe kontrollet e shumta të zonës, janë gjetur e sekuestruar në cilësinë e provës materiale 2 (dy) gëzhoja të kalibrit 7.62mm
Në lidhje me këtë ngjarje, janë angazhuar forca të shumta policie të cilat po vijojnë me krehjen e zonës dhe po punojnë për gjetjen e mjetit, identifikimin e kapjen e autorëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Vjedhja me armë, kryer në bashkëpunim” parashikuar nga nenet 140 e 25 të Kodit Penal.
Dhunuan keq korçarin dhe i morën Benz-in, policia vendos shpërblim: Kush jep informacione…
Policia e Korçës ka vene ne dispozicion shumën prej 200.000 lekësh të reja, për çdo shtetas (duke iu garantuar anonimatin) që mund të japë informacion të saktë mbi vendodhjen e një mjeti të grabitur diten e djeshme ne Korce, apo identitetin e personave qe u larguan me Benzin pasi dhunuan me mjete te forta shoferin e saj.