Në natën mes së premtes dhe të shtunës në zonën e Zingonia di Ciserano, karabinierët e Kompanisë së Treviglios në Itali kanë arrestuar në flagrancë pas një ndjekje të guximshme një 26-vjeçar shqiptar, rezident në provincën e Bergamos.
I riu, në bordin e një makine të vogël, ka angazhuar shumë patrulla të karabinierëve të Bergamos së Poshtme, pasi nuk i është përgjigjur paralajmërimit të një shenje për të ndaluar për një kontroll të zakonshëm në rrugë.
Disa komuna i përshkruan nga i riu në arratisjen e tij të çmendur si Verdello-Pognano-Lurano-Brignano, Gera d’Adda dhe pastaj Verdellino dhe në fund Ciserano, ku u bllokua nga karabinierët e Njësisë Radiomobile të Kompanisë së Treviglios dhe kolegët e Stacionit të karabinierëve të Zingonias.
Në Ciserano 26-vjeçari, për t’i ikur ndalimit të mundshëm ka përplasur disa herë një mjet ushtarak të karabinierëve duke e dëmtuar rëndë.
Edhe makina e tij, ndoshta si rezultat i arratisjes me shpejtësi të lartë, ka marrë flakë në pjesën e motorit, duke bërë kështu të nevojshme edhe ndërhyrjen e Departamentit të Zjarrfikësve. Dy karabinierë u plagosën.
Shqiptari u arrestua më pas për rezistencë ndaj policisë, lëndim të rënduar personal, dëmtime të rënda dhe drejtim të mjetit nën ndikimin e alkoolit.
Pas testit të alkoolit të cilit i është nënshtruar, rezultoi pozitiv me një normë pothuajse 3 herë më të lartë se kufiri i lejuar nga ligji.
Karabinierët pohuan gjithashtu faktin se 26-vjeçari drejtonte pa patentë, pasi ia kishin tërhequr më parë për drejtim nën ndikimin e alkoolit. Ndoshta për këtë arsye, i riu u përpoq të shmangte kontrollin e karabinierëve.
a.ç