Manchester Unitedi ka shprehur interesim për yllin e Real Madridit, Gareth Bale, megjithatë nuk është i vetëm në këtë garë.
Mirror raporton se në garë për uellsianin ka hyrë edhe klubi kinez Guangzhou Evergrande, transmeton Koha.net.
Raportohet se gjiganti kinez është i gatshëm të paguajë çmimin prej 96 milionë euro që kërkon Real Madridi për ta lënë të lirë 28 vjeçarin, i cili ka pasur probleme me lëndime. (b.an)