Policia e Shtetit është vënë në ndjekje të një gomoneje e cila ëhstë konstatuar në det të hapur.
Gomonia me dy motorë u konstatua në gadishullin e Karaburunit ndërkohë drejtuesit e mjetit lundrues nuk iu bindën thirrjes së policisë për të ndaluar.
Gomonia me dy motorë ka shtuar shpejtësinë dhe është larguar ndërkohë Policia Kufitare vijon ndjekjen. Dyshohet se gomonia transporton drogë.
Raportophet se në ndjekje të mjetit lundrues janë vënë edhe forcat italiane./a.m.