Vendimi i KQZ per t’i hequr mandatin e deputetit ka hasur ne reagimet e para te dy ish deputeteve atij te PDIU dhe te LSI, perkatesisht Aqif Rakipi dhe Gledion Rehovica, te cilet e konsiderojne kete vendin si politik, te pambeshtetur ne prova dhe aspak profesional. Ish deputeti tashme i LSI Rehovica e ka cilësuar skandaloz vendimin ne fjale, të ndikuar politikisht dhe të pabazuar në ligj. Ai shprehet se do ta apelojë vendimin e KQZ. “Do të apeloj vendimin e KQZ. Ishte skandaloz si vendim, i pabazuar në ligj. Vendimi politik dhe aspak profesional”, tha ai per Raport.tv.
Per vendimin ka reaguar edhe deputeti i PDIU-së Aqif Rakipi, i cili e quajti atë te turpshëm. Rakipi akuzoi drejtpërdrejt Komisionin Qendror të Zgjedhjeve se mori një vendim “jo transparent dhe me dyer të mbyllura”. Ky reagimi u be për Oranews dhe erdhi pak minuta pasi KQZ mori vendim me 5 vota për të shpallë të pavlefshëm dhe përfundimin e parakohshëm të mandatit të deputetit, për Gledion Rehovica dhe Aqif Rakipin.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e dytë me 5 vota, votoi pro kërkesës se Prokurorisë për ndërprerjen e mandateve për dy deputetët. Pro heqjes së mandateve votuan Klement Zguri, Bledar Skënderi, Denar Biba, Vera Shtjefni dhe Edlira Jorgaqi. Gëzim Veleshnja nga LSI nuk mori pjesë ne votim, ndërsa anëtari tjetër i PD, Hysen Osmanaj nuk ishte në mbledhjen e sotme.
ma.me