Një pallat pesë katësh rrezikon shembjen në lagjen “Punëtori” në Gjirokastër. Shkak është bërë një gërmim në pjesën jugore të pallatit për ndërtimin e një objekti dy katësh.
Rreth 25 familje që kanë lënë pallatin nga frika e shembjes. Ndërkohë, gërmimet në pjesën jugpore të pallatit vijojnë.
Në vendin e ngjarjes ndodhen edhe forca të policisë së shtetit dhe asaj bashkiake të cilët kanë marrë në pyetje administratorin e një ndërtese aty pranë, ndërtimi i së cilës ka sjellë edhe rrëshqitjen e dherave të ciliat rrezikojnë shembjen e pallatit pesë katësh.
ma.me