Një person është qëlluar me armë zjarri pranë Institutit Bujqësor në Kamëz. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:30, ndërsa i plagosuri është dërguar në spital.
Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie. Policia ka identifikuar autorin dhe po punon për ndalimin e tij.
Njoftimi i policisë:
Më datë 05.01.2018, rreth orës 14.20, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në rrugën e ” Shkodrës”, ka të shtëna me armë zjarri.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe Ambulanca ku nga veprimet paraprake ka rezultuar se:
Në rrugën e “Shkodrës”, pranë “Nish Tulla nr.3” dhe urës së Institutit, dyshohet se është plagosur më armë zjarri shtetasi K.P., rreth 40 vjeç.
Shtetasi i plagosur është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Nga ana e Policisë është identifikuar autori dhe po punohet për kapjen e tij dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.