Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve vendosi t’i kërkojë Prokurorisë së Përgjithshme informacion shtesë për kryetarin e Bashkisë së Pogradecit Eduart Kapri.
Në informacionin që ishte dërguar në mbledhjen e sotme për kryebashkiakun e Pogradecit, thuhej se se Kapri ishte dëbuar nga Italia në vitet ’90, pasi një vendim i tillë ishte marrë më parë nga shteti gjerman për motive emigracioni.
Për këtë arsye, anëtarët e KQZ votuan që organi i akuzës të sjellë të tjera materiale dhe informacione për të sqaruar më mirë rastin e Eduart Kaprit, nëse dëbimi i tij nga Gjermani ka të bëjë me shkeljen e rregullave të emigracionit apo me kryerjen e ndonjë vepre penale