Mediat italiane raportojnë se Real Madridi mund t’ia ofrojë Interit sulmuesin e vet, Karim Benzeman, në kuadër të një marrëveshjeje të mundshme për Mauro Icardin.
Gjiganti spanjoll në kohët e fundit është duke e kërkuar sulmuesin argjentinas, me gazetën e përditshme franceze “L’Euqipe” që raportoi se transferimi i tij i mundshëm është diskutuar nga trajneri Zinedine Zidane dhe drejtuesit e klubit, transmeton Express.
Gazzetta dello Sport shkruan se klauzola e lirimit e Mauro Icardit nuk është e vlefshme për janar, prandaj argjentinasi mund të kushtojë edhe më shumë nëse Real Madridi vërtet dëshiron ta blejë atë këtë muaj.
Por, gazeta italiane spekulon se kampioni spanjoll mund t’ia ofrojë Interit Karim Benzeman si shkëmbim, përgatiti Express. (b.an)