Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një 38-vjeçar, i cili një ditë më parë aksidentoi për vdekje një këmbësor.
Specialistët e Seksionit të Qarkullimit Rrugor, në Komisariatin e Policisë Elbasan, bënë arrestimin në flagrancë të Fatmir Dehima, 38 vjeç banues në Peqin.
“Arrestimi i tij, u bë pasi në aksin rrugor Elbasan- Cërrik në fshatin Kuqan duke drejtuar mjetin tip “Benz” veturë ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin K.P., 60 vjeç banues në fshatin Rrasë Belsh, i cili ka ndërruar jetë në spitalin Kirurgjik Elbasan”, sqaroi policia.
a.ç