Ambasadori i Italisë në vendin tonë Alberto Cutillo ka zhvilluar një takim me kryeprokuroren e përkohshme Arta Marku. Takimi mes tyre u zhvillua në ambientet e Prokurorisë së Përgjithshme dhe besohet se është diskutuar për bashkëpunimin mes dy vendeve për çështje të ndryshme hetimore.
Në fokus të diskutimit mes ambasadorit dhe kryeprokurores mendohet se kanë qenë edhe dosjet e hapura hetimore mes Shqipërisë dhe Italisë.
Zyrtarisht nuk ka asnjë informacion për takimin dy palësh mes ambasadorit Cutillo dhe kryeprokurores Marku.
a.ç