Presidenti amerikan, Donald Trump dënoi përmbajtjen plot mashtrime të një libri që ka lidhje me fushatën e tij elektorale dhe kaosin në Shtëpinë e Bardhë, që pritet të dalë sot në shitje, në një Twitter të publikuar dje në mbrëmje.
“I kam dhënë zero akses autorit të këtij libri të çmendur, në Shtëpinë e Bardhë! Atij nuk i kam folur kurrë për një libër. Plot mashtrime, deformime dhe burime që nuk ekzistojnë”, shkruan në Twitter presidenti duke iu referuar një libri polemik të Michael Wolff (“Fire and Fury: Inside the Trump White House”) botimi të cilit u përshpejtua me katër ditë për shkak të përpjekjeve për ta ndaluar.
Avokati i presidentit amerikan, Charles J. Harder, u përpoq dje të ndalojë publikimin e këtij libri që sipas autorit Michael Wolff tregohet mosfunksionimi për shkak të intrigave rreth një Donald Trump që kritikohet nga vetë bashkëpunëtorët për mungesë kompetence dhe paaftësie për të drejtuar.
Në një veprim kryesisht simbolik, ai i ka dërguar një letër autorit Michael Wolff dhe Steve Rubin, presidenti i shtëpisë botuese “Henry Holt and Co.”, ku i kërkon që të ndërpresin menjëherë publikimin e tij, duke përmendur, mes të tjerash, arsyen e shpifjes./b.d