Femrat e bukura mund të jenë të dëmshme për shëndetin e meshkujve,thonë shkencëtarët spanjollë. Vetëm pesë minuta të kaluara me një femër të bukur, ndikon në rritjen e nivelit të kortizolit (hormonit të stresit ) tek mashkulli.
Niveli i hormonit të stresit rritet më shumë tek meshkujt që mendojnë se femra e bukur pranë të cilës qëndrojnë, është superiore ndaj tij.
Shkencëtarët pranë Universitetit të Valencias kanë testuar 84 meshkuj, të cilët kanë qëndruar me radhë në një dhomë. Atyre u janë bashkëngjitur një femër dhe një mashkull.
Kur femra është larguar nga dhoma, niveli i kortizolit nuk është rritur, ndërsa nëse është larguar mashkulli shoqërues, atëherë niveli i kortizolit është rritur përnjëherë.
Organizmi prodhon kortizol kur gjendet nën stres fizik ose psikik dhe është i lidhur me sëmundjet e zemrës. Megjithatë mund të ketë efekt pozitiv në doza të vogla, sepse shton vigjilencën dhe ndihmon organizmin.
Por nëse rritja e nivelit të tij bëhet kronike, atëherë mund të çrregullojë gjendjen e organizmit duke çuar në shfaqjen e sëmundjeve të zemrës, diabetit dhe impotencës.
a.ç