Në vijim pritet kthjellim gradual i kushteve të motit në pjesën më të madhe të Shqipërisë, por herë pas here do të ketë vranësira kalimtare kryesisht në Veri të vendit.
PARASHIKIMI SIPAS METEOALB
Kthjellimet mbeten dominante në Jug dhe pjesërisht në Qendër edhe ditën e sotme ndërsa Veriu do të ketë vranësira të shpeshta dhe reshje të pakta e të izoluara dëbore.
E shtuna paraqitet me kthjellime dhe vranësira të shpeshta në territor ndërsa reshje të pakta e të izoluara, kryesisht shira do të ketë në ekstremet Veri – Jug të territorit.
Ndërsa e diela dhe ditët e para të javës tjetër, do të jenë kryesisht të kthjellëta parashikohet të jene me kthjellime dhe vranësira kalimtare.
TEMPERATURAT
Një tjetër rënie e lehtë te temperaturave do të ketë mëngjesin e sotem, por rritje me 2°C do të pësojnë temperaturat në mesditë.
E shtuna dhe në vijim deri të martën, sjell rritje të ndjeshme të temperaturave në të dy ekstremumet termike të ditës duke bërë që në rang Shqipërie minimalet të shënojnë 2 – 3°C ndërsa maksimalet gjatë mesditës do të ngjiten mbi 19°C.