Gjergji Oshafi ish-zv/drejtori i Policisë Elbasan, u përfshi në një ngjarje të rëndë në muajin shtator, ku gjatë një patrullimi të policisë, automjeti i tij u godit nga një “Audi” i blinduar, i cili u largua më pas nga vendi i ngjarjes.
Pamjet e publikuara më pas të ngjarjes, përfshinë edhe politikën ku nuk munguan akuzat e opozitës, dhe për pasojë u shkarkua e gjithë kupola drejtuese e policisë Elbasan.
Por sot, muaj më vonë, Gjergj Oshafi ka marrë një detyrë të re. Burime nga Policia e Shtetit bëjnë të ditur për “BalkanWeb”, se Oshafi, i cili më herët u shkarkua nga posti i Zv/Drejtorit të Policisë Vendore Elbasan, është emëruar Specialist në Sektorin e Narkotikëve në Drejtorinë e Përgjitshme të Policisë së Tiranës. Të njëjtat burime saktësojnë se ndryshimet në polici janë bërë në mbyllje të vitit të kaluar.
Në 18 Shtator, në hyrje të tregut agro-ushqimor, ku ishte vendosur një postbllok policie, një mjet i blinduar hyri me forcë brenda duke mos iu bindur urdhrit të policisë.
Kujtojmë se Ledio Zabeli ditën që ndodhi incidenti ishte drejtuesi i mjetit të bllokuar “Range Rover”. Sipas dosjes, një shërbim i patrullës “Shqiponja” ka konstatuar pranë tregut agroushqimor një makinë “Range Rover” që po udhëtonte në drejtim të kundërt.
Pas ndalimit të këtij mjeti në vendin e ngjarjes ka mbërritur një “Audi” i blinduar me xhama të zi që ka goditur makinën e policisë, duke rrezikuar jetën e katër oficerëve të Policisë së Elbasanit, mes të cilëve edhe të zv/drejtorit Gjergj Oshafi. /b.d