Rezultatet e para të paralajmëruara nga komisionet e Vetting-ut do ngjallin reagime të ashpra nga vetë gjyqtarët e prokurorët, por edhe nga politika e krimi. Në një intervistë për Scan, Avokati Dashamir Kore, Pedagog në shkollën e Magjistraturës analizon aspektet dhe pritshmëritë kryesore të procesit të rivlerësimit të gjyqtarëve e të prokurorëve. Kore thotë se shqyrtimi i dosjeve do ngjallë frikë në radhët e vetë prokurorëve e gjyqtarëve, si dhe të qarqeve të përcaktuara që qëndrojnë rreth tyre.
“Reforma do japi disa, ose shpresoj shumë që të japi disa përmirësime ose mesazhe shumë të rëndësishme të përmirësimit të sistemit. Por unë nuk jam dhe naiv që të them që jam shumë optimist që ajo do realizojë objektivat e saj, se unë parashikoj se ajo do të zhvillohet shumë egër.
Se sa më e thellë të jetë reforma, se reformë quhet ajo kur prek njerëz dhe kur prek njerëz ka reagime dhe sa më shumë thellë të prekësh, aq më të forta janë reagimet. Kuptohet që reagimet këtu do jenë nga të gjitha krahët, do jenë brenda sistemit, do jenë jashtë sistemit, do jenë nga politika, do jenë nga biznesi, do jenë nga grupet kriminale.”
Nga dhjetori i vitit që sapo lamë pas, Komisionet e Vetting-ut kanë nisur procedimin e dosjeve të 57 gjyqtarëve e prokurorëve, rezultatet e para të të cilave pritet të bëhen publike javët në vijim.
ma.me