Nesër në orën 13:00 do të mblidhet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për të vendosur për fatin e mandatit të deputetëve Gledion Rehovica dhe Aqif Rakipi. KQZ në mbledhjen e djeshme vendosi që ta shtynte për ditën e premte vendimin duke i kërkuar prokurorisë së Përgjithshme më shumë informacion për kërkesën për heqjen e mandatit të Rehovicës dhe Rakipit.
Për deputetin e PDIU-së, Rakipi Interpol Roma thotë se ai është raportuar për vjedhje me emrin Skënder Ejylbegaj. Vjedhja në fjalë ka ndodhur në 03.11.1998, kohë kur deputeti ka deklaruar në formularin e dekriminalizimit se ka qenë emigrant në Itali. Deputeti i LSI-së, Gledion Rehovica sipas Interpol Romës, është i raportuar për vjedhje dyqani me emrin Kusta Mina në 27.02.1999, kohë kur vetë deputeti ka deklaruar se jetonte në Itali si student.
Të dy deputetët, Rehovica vetë i pranishëm në KQZ dje dhe Rakipi përmes avokatit i kanë mohuar akuzat, ndërsa KQZ ka kërkuar më shumë informacion dhe sqarime shtesë nga prokuroria për të vendosur për mandatin. Gjithashtu nesër pritet informacion shtesë edhe për kryebashkiakun e Pogradecit Eduart Kapri, i cili është dëbuar nga Italia në 1998.
ma.me