1494 – Një shtypshkronjë në Cetinje ka shtypur librin e parë në gjuhën serbe – “Oktoih prvoglasnik” të Djurdja Crnojevic dhe botuesit Makari, një nga librat më të përdorur në Kishën Ortodokse Serbe.
1785 – Lindi shkrimtari gjerman Jakob Grim (Grimm), themelues i gjermanistikës bashkëkohore. Me vëllain Wilhelm, ai mblodhi dhe publikoi tregime të famshme dhe përralla për fëmijët. Ai filloi të punojë për “Fjalorin gjerman” të madh (1852). Ai përktheu edhe këngët popullore serbe të mbledhura nga Vuk Stefanoviç Karaxhiç.
1809 – Lindi mësuesi francez Louis Braille, i cili në 1829 gjeti një sistem gërmash për të verbrit (alfabetin Brajov).
1960 – Vdiq në një aksident automobilistik shkrimtari francez Alber Kamy (Albert Camus), fitues i çmimit Nobel në vitin 1957. Vepra e tij letrare, në të cilën shquhen romanet më të famshme “I huaji” dhe eseja “Miti i Sizifit” bazohen në idenë e absurditetit të fatit njerëzor. (b.an)