Policia e Korçës ka dhënë informacion për situatën e rrugëve në qarkun e Korçës si pasojë e reshjeve të dëborës. Sipas policisë, akset nacionale në këtë qark janë të gjitha të kalueshme.
Akset dytësore janë të kalueshme, por pjesërisht nevojitet përdorimi i zinxhirëve konkretisht në rrugën Dardhë-Voskopojë-Vithkuq, si edhe Leskovik-Gërmenj.
Policia Rrugore u ka bërë thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve që të pajisin me zinxhirë automjetet e tyre dhe të drejtojnë makinën me kujdes.
a.ç