Real Madrid rindez motorët për lojtarë të rinj. Viti i Ri, dëshira të reja dhe energji të reja. Trajneri i Los Blancos, Zinedine Zidane në konferencën e parë për shtyp për këtë vit, ka folur për pjesën e mbetur të kampionatit.
Në fjalën e tij francezi shpalosi objektivat e skuadrës, për merkaton, ku transferimi i ndonjë elementi cilësor është mëse domosdoshëm.Ndërkohe përsa i perkët çështjes së transferimit të portierit Kepa Arrizabalaga, Zidane dha një përgjigje evazive.
“Jemi të lumtur dhe kjo është gjëja më e rëndësishme. Objektivi ynë është t’i shkojmë deri në fund çdo kompeticioni që marrim pjesë. Përsa i përket merkatos ose konkretisht për emrin e Arrizabalaga e vetmja gjë që mund tju them është se nuk preferoj të flas për lojtar që nuk janë të mitë”, ka thënë ai.
Vetë tekniku pranoi se ka pasur një takim me presidentin Florentino Perez dhe se është folur për gjithçka përfshirë këtu dhe për përforcime, transmeton Supersport.
“Nuk do t’iu them ekzaktësisht se për çfarë biseduam. Ne folëm për çdo gjë me presidentin dhe për përforcime gjithashtu. Tani nuk do të firmosë askush, por deri më 31 janar gjithçka mund të ndodhë.
Është e vërtetë që humbja në El Clasico më ka lënë shije të hidhur, por unë besoj tek grupi i lojtarëve që kam në dispozicion. Do të punojmë shumë dhe do të luftojmë fort deri në fund”, ka thënë Zidane. (b.an)