Ambasadori i SHBA në Tiranë, Donald Lu ka dhënë një mesazh të rëndëishëm në këtë fillimvit për rolin e grave në shoqëri.
Ai shkruan se do jetë mbështetës i madh i fuqizimit të rolit të grave.
Postimi i plotë i ambasadës:
“Si një bashkëshort dhe një baba, unë jam një mbështetës i madh i fuqizimit të grave. Shpresoj që të gjithë ju të jetoni në një shoqëri në të cilën burrat dhe gratë janë të barabartë në udhëheqje dhe përgjegjësi.”
Në fillim të këtij muaji, Ambasadori Lu vizitoi universitetin Aleksandër Xhuvani në Elbasan për t’u takuar me studentë dhe për të mësuar më shumë mbi projektet e tyre për të nxitur fuqizimin e grave dhe luftuar ekstremizmin.
/a.m.