Hysni Myrtollari është gjetur i pajetë këtë të martë pranë pularisë së tij në fshatin Porodinë të Korçës.
Kanë qenë familjarë të viktimës, të cilët të shqetësuar nga humbja e kontakteve me 67-vjeçarin, kanë shkuar te biznesi ku kanë gjetur të pajetë Hysni Myrtollarin dhe kanë lajmëruar policinë. Trupi i pajetë i 67-vjeçarit është gjetur në një ambient të veçuar të pularisë.
Zyrtarisht, policia njofton se nga të dhënat e para si dhe këqyrja e trupit të të ndjerit nuk janë konstatuar shenja dhune. Dyshimet e uniformave blu janë se biznesmeni vetëvrarë me armë zjarri, pasi një pistoletë është gjetur në afërsi të trupit të tij.
Ngjarja rrethohet ende nga misteri pasi të afërmit e viktimës mësohet se nuk kanë deklaruar në polici se i ndjeri kishte probleme me depresionin, ndërsa një grup hetimor është ngritur dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. /b.d