Viti 2017 ishte më i sigurti në historinë e aviacionit, doli nga dy studime të publikuara nga kompania holandeze e konsulencave, To70, dhe nga grupi ”Aviation Safety Network”.
Sipas këtij të fundit, gjatë vitit 2017 ka patur 10 aksidente vdekjeprurëse me 79 viktima, krahasuar me 16 incidentet me 303 viktima gjatë vitit 2016.
Incidenti më i rëndë i vitit të kaluar ka qenë ai i janarit, kur një avion turk mallrash u rrëzua në Kirgistan duke vrarë katër anëtarët e ekuipazhit dhe 35 persona të tjerë në tokë.
Sipas To70, gjatë 16 milionë fluturimeve në 2017 nuk ka patur asnjë incident vdekjeprurës, por kompania nuk ka shqyrtuar rastin e një avioni të rrëzuar në Kosta Rika, ku humbën jetën 12 persona.
a.ç