Aktivistja e PD, F.Nezaj, 49 vjeç është ndaluar nga policia kufitare pasi rezultonte të ishte person në kërkim pas akuzave për mosbindje ndaj policisë ditën e protestës së opozitës para Parlamentit.
Policia e Kuksit ka dhënë më shumë sqarime rreth ndalimit të saj ku në njoftimin zyrtar shkruan se ndaj shtetases është marrë vetëm një deklaratë dhe më pas ajo është lënë e lirë.
Njoftimi i plotë:
Informacion sqarues
Në lidhje me lajmin e publikuar në media mbi ndalimin e shtetases F.N., informojmë se:
Në datë 01.01.2018, në orën 19.30 është paraqitur në sportelin e hyrjes në PKK Morinë, shtetesja shqiptare F.N., 49 vjeçe, lindur në Kukës dhe banuese ne Tiranë.
Per shkak se ajo rezultonte ne sistem “Person në kërkim“, e dyshuar për veprën penale “Kundërshtim i punonjësve të Policisë së Rendit Publik”, parashikuar nga neni 236/22 i Kodit Penal eshte shoqëruar në ambientet e Policisë.
Policia e Kukesit i ka marrë një deklaratë dhe me pas kjo shtetase është lënë e lirë.