Një imazh i fortë tragjik i luftës pas bombardimit atomik të 1945 në qytetin japonez të Nagasakit për të reflektuar ndaj paqes.
Kjo është kartolina e urimit e zgjedhur në vigjilje të Ditës Botërore të Paqes që do të festohet më datë 1 janar 2018 nga Papa Francesku.
Në këtë foto të fotografit Joseph Roger O’ Donnell shfaqet një djalosh me vëllain e tij të vogël e të vdekur mbi supe, ndërsa pret radhën e tij për ta kremuar në krematorium.
“Fruti i luftës” është mesazhi personal i autografuar nga Ati i Shenjtë në këtë kartolinë. “Trishtimi i vogëlushit shprehet vetëm në buzët e tij të kafshuara e në gjakun që i rrjedh.”
Papa Françesku është prekur mjaft nga ky imazh duke i kërkuar Zyrës së Shtypit të Selisë së Shenjtë të shpërndaj këtë kartolinë duke i ftuar të gjithë të reflektojnë ndaj pasojave të konflikteve të luftës.
Pak ditë më parë gjatë një konferencë meshtare Ati i Shenjtë u shpreh se “armët e shkatërrimit në masë e në veçanti ato atomike nuk mund të përbëjnë bazën e bashkëjetesës paqësore midis anëtarëve të familjes njerëzore e cila duhet të frymëzohet nga etika dhe solidariteti.”. /b.d