Viti i Ri 2018 ka trokitur në Japoni, Korenë e Veriut dhe atë të Jugut. Sipas orës lokale, akrepat kanë shënuar zero për aziatikët, ndërkohë që në Shqipëri ora ishte 16:00.
Pamjet e mëposhtme janë transmetim i drejtpërdrejtë nga festimet në Seul. Viti i Ri ka hyrë gjithashtu edhe në Dili, pjesë e Timorit Lindor.