Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se do të udhëtoj për në Francë, më 5 janar për takim me presidentin francez, Emmanuel Macron, me ç’rast do të diskutohet për marrëdhëniet e dyanshme.
“Do të shkoj në Francë dhe ne do të diskutojmë për raportet bilaterale ndërmjet Fracës dhe Turqisë”, u tha Erdogan anëtarëve të partisë së tij AKP, që është në pushtet, gjatë një fjalimi të djeshëm televiziv.
Një burim në presidencën e Francës tha se në agjendë të bisedimeve të të dy liderëve, do të jenë, po ashtu, lufta në Siri dhe vendimi nga Shtetet e Bashkuara për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet i Izraelit.
Kjo vizitë po bëhet në një periudhë kur janë rritur teensionet në raportet ndërmjet Turqisë dhe Bashkimit Evropian, ndërsa bisedimet për anëtarësimin e Turqisë në BE praktikisht janë ndërprerë, pas kritikave të ashpra të perëndimit në adresë të Ankarasë, për shkak të goditjes turke kundër rivlëve politikë vendës, prej puçit të dështuar të vitit të kaluar.
Aktualisht, zoti Erdogan tha se shpreson në përmirësim të raporteve me BE-në.
Para tri ditësh ai u tha gazetarëve të Turqisë se “ne duhet ta reduktojmë numrin e armiqve dhe ta shtojmë numrin e miqve”./REL