SHBA po përballet me dimrin më të acartë gjatë këtyre viteve të fundit. Temperaturat kanë arritur deri në -35 gradë Celcius duke ngrirë një pjesë të Ujëvarës së Niagarës.
Nuk kanë munguar ironitë e presidentit Trump i cili ironizon mbrojtësit e ngrohjes globale. Ai tha që më shumë se 220 milionë banorë u zgjuan gjatë javës së fundit të këtij viti në temperatura ekstreme nën zero ndërsa mbrojtësit e ngrohjes globale lajmërojnë për dimra më të ngrohtë.
“Shteti amerikan harxhon triliona dollarë për kauzën false të ngrohjes globale”, u shpreh Presidenti amerikan Donald Trump. Por kritikët thonë që ai gabon sepse ngrohja globale është një fakt i vertetuar tashmë.
a.ç