Greqia ka pranuar t’i japë azil një prej 8 ushtarakëve të konsideruar si puçistë, të cilët mëgjesin e 16 korrikut 2016 u arratisën drejt fqinjit pasi morrën pjesën në ngrushtin e dështuar të shtetit, kjo sipas versionit zyrtar.
Siç njoftojnë mediat greke, gjithçka ka ndodhur pas diktatit të Amnesty International dhe Këshillit të Evropës. Sipas këtyre dy instancave, ushtaraku Sulejman Ozkajnakçi, nuk do të ketë një gjykim të drejtë nëse do të ekstradohet në Turqi.
Ushtaraku i liruar është zv.piloti i helikopterit që tetëshja ka përdorur gjatë arratisjes nga Turqia.
Tashmë pritet vendimi dhe për 7 ushtarakët e tjerë të cilët po ashtu kanë aplikuar për azil. Por më parë atyre iu është refeuzuar kjo kërkesë.
a.ç