Një 46-vjeçar ka rënë në pranga, pasi ishte shpallur në kërkim se kishte ofenduar dhe sharë gruan e tij.
Ka qenë kjo e fundit që ka bërë denoncimin në polici, ndërsa ndaj saj është lëshuar dhe një urdhër-mbrojtje.
NJOFTIMI I POLICISË
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim:
-Ferdinant Çela, 46 vjeç, banues në fshatin Ngurëz e Vogël, Lushnje.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi ka sharë dhe ofenduar bashkëshorten e tij shtetasen N.Ç, 49 vjeçe, për të cilën Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnje ka lëshuar urdhër mbrojtje.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprat penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës” dhe “Dhunë në familje” parashikuar nga Nenet 321 dhe 130/a/4 të Kodit Penal.