Një 18-vjeçare është në kërkim nga Policia pasi ka bërë kallëzim bashkëshorti i saj 10 vjet më i madh, i cili ka deklaruar se pak ditë më parë ajo ka ikur nga shtëpia. Burimet nga Komisariati i Policisë Nr. 4, thanë se dje, më datë 28.12.2017, shtetasi E.J 28 vjeç banues në rrugën “Njazi Meka”, ka kallëzuar se është larguar nga banesa bashkëshortja A.GJ, 18 vjeçe, banuese në Tiranë.
Policia ka bërë verifikimet e para, nga të cilat rezultoi se ajo nuk ndodhet në Shqipëri. Blutë thanë se në sistemin TIMS rezulton se e reja ka kaluar në PKK Kapshticë, me autobus. Po punohet për shoqërimin e saj. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
ma.me