Nuk e ka harruar hakmarrjen as nga qelia dhe me rastin e parë që ka gjetur një telefon për të folur, ka marrë bashkëshorten dhe e ka kërcënuar me vdekje, shkruan “Panorama”. Bëhet fjalë për një burrë që ndodhet në burgun e Durrësit. Sipas burimeve të policisë, më datë 28.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin L.D, vjeç 53, banues në fshatin Xhafzotaj, Durrës, me masë sigurie “Arrest në burg“ në IEVP Durrës, pasi dyshohet se nëpërmjet telefonit, ka kanosur për vrasje bashkëshorten L.H vjeç 37, banuese në Tiranë. Ka qenë vetë gruaja e cila ka denoncuar ngjarjen në polici, në frikë për jetën e saj, pas kërcënimeve të të shoqit.
MA.ME