Në prag të fundvitit Federata Shqiptare e Futbollit nëpërmjet një kolazhi fotosh në rrjetin social ‘facebook’ ka dashur të risjellë në vëmendjen e tifozëve momentet më të rëndësishme për vitin që po përgatitemi të lëmë pas.
Disa nga imazhet e shpërndara janë momenti kur Christian Panucci firmos për Kombëtaren, lamtumira e Canës, por edhe fitimi i Kupës së Shqipërisë nga Tirana. Për t’u evidentuar është se në morinë e fotove mungon ish-trajneri De Biasi i cili ishte në krye të Kombëtares deri 13 qershor, më shumë se gjysmën e vitit. /ma.me
ma.me