Euro nga 132.2 që këmbehej javën që lamë pas, këtë javë këmbehet me 132.7, duke shënuar kështu një rritje.
Tregu i këmbimit valutor, ditën e premte ka regjistruar një dobësim të lekut ndaj valutave kryesore.
Përveç dollarit amerikan monedhat e tjera kanë nivelin më të lartë të javës, kundrejt monedhës vendase.
Paundi kapi sot vlerën e 149.4 lekëve, në rritje me 0.4 pikë nga dita e mëparshme.