Ronaldo tani ka fituar tre çmime më shumë se Messi nga “Globe Soccer Awards” si më i miri në botë.Viti 2017 rezervoi një fund fantastik për Cristiano Ronaldon që u nderua edhe si lojtari më i mirë i vitit që po lëmë pas në ceremoninë e “Globe Soccer Awards” në Dubai, pak kohë pasi fitoi “The Best” nga FIFA dhe Topin e Artë nga France Footbal.
Portugezi mposhti; Sergio Ramos (Real Madrid), Leo Messi (FC Barcelona), Gianluigi Buffon dhe Paulo Dybala (Juventus) e Neymar Jr. dhe Kylian Mbappé (Paris Saint-Germain) në garën për më të mirin.
Ky është çmimi i katërt për portugezin nga “Globe Soccer Awards”, i dyti me radhë, duke lënë Leo Messin vetëm me një, të fituar në vitin 2015, përgatiti ”Gazeta Express”. (b.an)