Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, ka mohuar akuzat e Ramush Haradinajt se ajo është fajtore për mosmbajtjen e seancën plenare për demarkacionin në Kuvendin e Kosovës.
Në një postim në Facebook, Osmani i është kundërpërgjigjur Haradinajt, duke shkruar se kryeministri ka vendosur të fshihet pas Behgjet Pacollit, i cili më 15 janar pritet të dalë në foltore për ta arsyetuar marrëveshjen e demarkacionit.
“Kryeministër, demarkacionin do t’a keni të gatshëm për seancë me 15 janar. Por siç shihet, edhe aty keni vendosur të fsheheni pas Behgjet Pacollit, të cilin e keni caktuar për të dalë në foltore për t’a arsyetuar marrëveshjen”, ka shkruar deputetja Osmani, përgatiti Koha. (b.an)